Një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar, Amarda Toska, feston sot ditëlindje.
Në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet nga familjarët e miqtë e saj në mediat sociale.
Por, sigurisht më i veçantë ishte ai i partnerit të zemrës, Ermal Mamaqi.
Ai i ka bërë një dedikim shumë të ndjerë e romantik në mediat sociale. Krah një foto të Amit, Ermali shkruan:
"U zhveshëm nga pluhuri i kësaj jete. Pamë kush ishim vërtetë. Një shpirt i pastër. U takuam, u njohëm, u çmallëm Kuptuam që kishim ardhur nga shumë larg. Si këtu dhe atëherë të kam dashur shumë. Në çdo jetë të kam kërkuar ty Amarda."