Kitaristi i “Lynyrd Skynrd”, Gary Rossington, ka ndërruar jetë të dielën.
Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga një përfaqësues i grupit për Fox News Digital.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se humbëm sot vëllain, mikun, anëtarin, kompozitorin dhe kitaristin, Gary Rossington”, thuhet në njoftim.
“Gary tani është në parajsë dhe po ‘luan’ bukur, sikur gjithmonë”.
“Ju lutem respektoni privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë”, vazhdon postimi.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.
Muzikanti i “Free Bird” iu nënshtrua një ndërhyrje urgjente në zemër në vitin 2019.
Rossington kishte një histori të problemeve të zemrës dhe më parë kishte pasur një operacion pas një ataku në zemër në 2015.
Të shumta qenë reagimet në rrjete sociale, me ngushëllimet e miqve dhe ndjekësve e atyre që e njohën Rossingtonin.