Me tekst dhe muzikë të Ilir Beranit dhe orkestrim të Ardian Kastratit, këngëtari Istref Tahiraj vjen me projektin më të ri dhe të parin profesional në karierën e tij.
Kënga, të titullohet “Qysh ma bon ta boj".
Ajo i kushtohet dashurisë dhe vjen kënduar nga këngëtari Kosovar i cili deri më tani ka publikuar shumë projekte muzikore.
Istref Tahiraj, krahas muzikës zbavitëse, këndon edhe muzikën popullore dhe folklorike dhe është shumë i kërkuar nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.BS