Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, ditën e sotme është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Me një imazh të publikuar në Instagram, moderatorja u shpreh se është kënaqësi e veçantë të jetë në ditën ndërkombëtare të gruas me njërën nga gratë që e vlerëson më shumë.
Gjithashtu theksoi se nuk janë kushërira, pasi mbajnë të njëjtin mbiemër.
Postimi i plotë:
“Kënaqësi e veçantë të jem në Ditën Ndërkombëtare të Gruas me një nga gratë shqiptare që vlerësoj më shumë ngahera (dhe jo, nuk jemi kusherira:)”