Pas informacioneve nga jashtë, Kiara afrohet edhe më shumë me Luizin: Sa vjen na shtohet dashuria!

Mediale Vip

Pas informacioneve nga jashtë, Kiara afrohet edhe më shumë me Luizin: Sa vjen na shtohet dashuria!

Më: 12 mars 2023 Në ora: 07:27
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

Prime-in e kaluar, e marte, Kiara Tito fitoi avantazh dhe mori informacionet nga jashtë.

Dhe pas video incizimit, moderatorja është afruar edhe më shumë këto ditë me partnerin e saj, Luiz Ejlli.

Kiara tha se është mirënjohëse nga mbështetja e këngëtarit pas sulmeve që i kanë ardhur nga jashtë.

Tutje dyshja deklaruan se kanë qenë të afërt duke e kaluar mërzinë bashkë dhe dashuria mes tyre vetëm po rritet.

Kiara: Unë jam shumë mirënjohëse sepse mendoja se Luizi do e zgjaste mërzitjen e tij pas atyre që pa, por jo e kaluam të dy shumë shpejt. Do shkojmë deri në fund të këtij rrugëtimi. Synimi jonë është të jemi bashkë deri në fund.

Luizi: Sa vjen na shtohet dashuria . Kështu do jetë dhe jashtë. Shpresojmë të jetë kështu gjithë jetën. Të gjithë mund të kthejnë situatat tona si ti leverdisin atyre.

Arbër: Që Kiara do ta merrte veten shumë shpejt e prisj, e njeh showbizin. Doja ti komplimentoja të dy sepse kanë kaluar shumë sfida dhe e tregojnë që ndjejnë për njeri tjetri. Ata të dy kanë treguar që nuk kanë dëshirë të heqin dorë nga njeri tjetri.

Zhaklin: Ata kanë kaluar shumë sfida,i kanë thënë disa të verteta në sy njeri tjetrit. Luizi po lobon për Kiarën të bëhet një faktor i rëndësishëm.

Bledi: Nga Kiara nuk kam dëgjuar një fjalë të mirë mendoj se është mosmirënjohëse dhe kjo do duket në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat