Flirt apo lojë? Beniada sqaron raportin mes Jorit dhe Luizit: Ja çfarë më tha jashtë

Mediale Vip

Flirt apo lojë? Beniada sqaron raportin mes Jorit dhe Luizit: Ja çfarë më tha jashtë

Më: 12 mars 2023 Në ora: 19:20
Beniada

Sjelljet e Luizit dhe Jorit në “Big Brother Vip” u bënë temë diskutimi në rrjetet sociale, ku publiku mbeti i ndarë në mendime: Për disa veprimet e tyre janë normale miqësore, por shumë të tjerë kanë krijuar një fabul pëlqimi duke aluduar se mes tyre ka tërheqeje, madje duke shpresuar që kjo të ndodhë.

Shoqja e Jorit, Beniada Nishani, gjithashtu ish-banore e “Big Brother Vip 1”, i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet se mes Luizit dhe Jorit ka një tërheqje ose flirt.

“Nuk po flirtojnë fare, këtë pjesën e flirtimeve e bën më shumë TikTok-u, editimet, muzika. Unë shikoj një shoqëri shumë të bukur, e njoh Jorin shumë mirë dhe e di se ajo është një vajzë që nuk futet kurrë mes çifteve. Më ka thënë gjithmonë “Beniada nuk dua ti di gjërat, dua të hyj aty brenda dhe t’i krijoj vetë përshtypjet e mija”– tha Beniada në “Fun Club.”

Më herët, duke folur sërish rreth kësaj teme, mikesha e Jorit, Beniada Nishani tha te “Procesi sportiv” se Jori nuk ka asnjë qëllim “të trazojë” Luizin, apo marrëdhënien e tij me Kiarën.

“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “Ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”– tha Beniada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat