Ju mund ta largoni shuplakën nga Oscars (ose Will Smith nga Akademia), por nuk mund t'i largoni shakatë rreth saj nga Oscars, madje — ndoshta veçanërisht - as në "Oscars 2023".
Prezantuesi Jimmy Kimmel e hapi shfaqjen me një monolog që përfshinte një shaka për incidentin nga "Oscars 2022". Duke iu referuar momentit famëkeq të vitit të kaluar, Jimmy tha: "Ne duam që ju të argëtoheni, ne duam që unë të argëtohem dhe mbi të gjitha duam që unë të ndihem i sigurt".
Ai shtoi: “Nëse ndonjë gjë e paparashikueshme apo e dhunshme ndodh në shfaqjen e këtij viti, thjesht bëni atë që bëtë vitin e kaluar – asgjë”.
Prezantuesi gjithashtu me shaka :goditi" Irlandën, pasi tha se shansi për të shpërthyer edhe një herë një sherr ishte i mundshëm për shkak të numrit të irlandezëve të nominuar për çmime.
Siç mund ta mbani mend, Will Smith goditi Chris Rock-un në ndarjen e çmimeve "Oscars" të vitit të kaluar, pasi Rock bëri një shaka për humbjen e flokëve të Jada Pinkett-Smith. Smith fitoi çmimin "Oscar" për "Aktorin më të mirë" dhe mbajti një fjalim plot lot. Ai kërkoi falje gjatë javëve të ardhshme, ndërsa Rock kryesisht qëndroi i heshtur për incidentin.
Smith është ndaluar të marrë pjesë në aktivitetet e Akademisë për një dekadë pas shuplakës.
Në tapetin e kuq para shfaqjes, Janet Yang, presidente e Akademisë së Filmit, tha se me përgjigjen e vitit të kaluar përgjigja e Akademisë "ishte e pamjaftueshme" dhe se ajo është "shumë e emocionuar" që do të vazhdojë me shfaqjen, duke përfunduar me: "Ne jemi të përgatitur."