Ish-shoku dhe kolegu i Vedat Bajramit, Osman Azemi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram ka ngritur dyshimet se është duke bërë tifo për finalisten e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuliana Nura.
Ai ka publikuar një imazh me mbishkrim “Me Gjylën”, e që është nofka e Xhulit.
Vedati gjatë qëndrimit të tij gati dy mujorë në “Big Brother” asnjëherë nuk është përkrahur nga Osmani, me të cilin është raportuar se i kanë prishur marrëdheniet për shkak të një borxhi.

Kujtojmë, se finalja e këtij show televiziv do të mbahet me 17 mars.