Këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi ndau me publikun sfidat nëpër të cilat ka kaluar për të ardhur deri ku është sot.
Një nga momentet më të vështira për të ishte humbja e bashkëshortes, moment ky që ishte shumë i rëndë për të.
“Kur ndërroi jetë, për mua ka qenë shumë vështirë, për shkak se m’i ka katër fëmijë, tri çika edhe djalin. Fati i jem është se unë jam besimtar, besoj shumë në Zot dhe e disha që kjo është prej Zotit dhe nuk ka mundësi proces tjetër me ndodh, Zoti ka dashtë e ka marrë edhe jam ba shumë i fortë prej fillimit”, ka rrëfyer Krasniqi.
Ai tha se edhe e kishte menduar që ta lërë muzikën, për shkak se pas humbjes së bashkëshortes, barra e familjes i kishte rënë e gjitha atij.
“Kisha pengesë të madhe a muj me vazhdu me këndu, për shkak se kur unë këndojsha, Emina, e ndjera, normal si zoja e shtëpisë, nëna e fëmijëve u merrke me fëmijët, me punët e shtëpisë me krejt. Atëhere kur kjo ndërroi jetë, automatikisht gjithçka ra mbi barrën time”, tregoi këngëtari.