Që natën që hyri në shtëpinë e Big Brother Vip, Qetsori ka krijuar një afrimitet me Oltën.
Bashkë shpeshherë mbështesin njëri-tjetrin, por ka pasur raste që kanë qenë kundër debateve të njërit, apo tjetrit.
Sot, gjatë një bisede me Luizin dhe Armaldon, Qetsori tha:
“Olta ka dashur të flasë me shenja me mua. Këndet e kamerave kapin procese të ndryshme. Unë jam burrë me 3 kalamaj, me grua fisnike. Do ta shoh, kur t’i vijë momenti do ta bëj qepaze. Nuk kursej askënd unë këtu nga ju. As nga të mitë, as nga ju. Fare.”, tha Qetsori.