Nicolo Zaniolo ka nisur një jetë të re, pas transferimit nga Roma në Turqi. Mesfushori 23 vjeçar luan te Gallatasaray dhe në ndeshjet e para duket se po përshtatet mjaft mirë.
Për Zaniolo ka ndryshime edhe sa i përket jetës personale. Sipas raportimeve nga shtypi turk, lojtari ka gjasë të ketë nisur një histori të re dashurie.
Bëhet fjalë për një marrëdhënie dashurie me Burcu Ozberk, një aktore e lindur në vitin 1989 me 9.3 milionë ndjekës. Thashethemet kanë filluar, pasi dyshja ndiqen tashmë në rrjetet sociale.
Por kush është Ozberk, bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën Zaniolos? 34-vjeçarja ka marrë pjesë në shumë filma apo seriale turke, ku në shumë prej tyre mbante rolin kryesor. Karrierën e nisi në vitin 2013, për t’u bërë më pas një yll i vërtetë.