“Ka mbajtur pozicionin më stoik në shtëpi”/ Kush i tha këto fjalë kaq të bukura për Kiarën?

Mediale Vip

“Ka mbajtur pozicionin më stoik në shtëpi”/ Kush i tha këto fjalë kaq të bukura për Kiarën?

Më: 21 mars 2023 Në ora: 10:14
Kiara Tito

Banori më i ri i shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’, Gerti, ka shprehur vlerësim maksimal për qëndrimin e  Kiarës. Teksa po fliste me Oltën, për banorët që rrezikojnë të shkojnë në nominim, ai tha se Olta dhe Kiara i duhen shtëpisë.

Për këtë të fundit, ai tha se ka mbajtur qëndrimin më stoik nga të gjitha banorët duke i bërë ballë situatave me shumë qetësi. Po ashtu, Gerti përmendi situatën me Luizin, ku shtoi se Kiara ka ditur sesi ta menaxhojë dhe ta mbështesë partnerin. Po ashtu, sipas Gertit, Kristi rrezikon të eliminohet.

Olta: Nga ne të katërt, kush është më i dobishëm në shtëpi, mi rendit.

Olta: Zhduke Luizin, zeje se nuk ekziston

Gerti: Atëherë është një Kiara tjetër, është enigmë. Është mister për publikun.

Olta: Pse e sheh kaq të dobishme Kiarën? Si e sheh?

Gerti: Ajo ka mbajt një pozicion stoik, që nuk e ka mbajt askush këtu. E di vetë se çfarë është bërë, ajo ka ditur të ruajë qetësinë në rastet më të vështira. Ka ditur me e mbështet Luizin në rastet më të vështira. Ka treguar shumë gjeste fisnike, që mund ta ndërrojë Luizin, ti e di ca ka bërë ky. Mendoj se Qetsori është më i nevojshëm, se Kristi është ezauruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat