“Post Big Brother VIP Kosova” mblodhi të gjithë ish-banorët e shtëpisë dhe në emision u diskutua për ndodhitë brenda shtëpisë dhe në program, por pati edhe mjaft debate dhe përplasje, jo vetëm mes ish-konkurrentëve, por edhe mes moderatores Elita Rudi dhe disa prej konkurrentëve, veçanërisht ndaj Gjon Karricës (Lugatit), një moment që u bë viral edhe në internet.
Gjon Karrica i tha Elitës se para pauzës, kanë diskutuar për diçka që s’kishte lidhje fare me programin, ndërsa Elita e pyeti se për çfarë kishin foluar ata të dy.
Ndërkohë që videoja është shpërndarë nëpër rrjetet sociale, Elita ka bërë një reagim në Instastory, duke thënë:

“Dëgjo, nuk bie në këto provokime. Të lutem që të sillesh pak më mirë. Nëse ke pyetje, vazhdo, përndryshe nuk di për çfarë të flas. Faleminderit”, tha Gjoni.
Por, nëse u hedhim një sy videos të “Post BBVK”, të postuar në Youtube, disa persona e komentuan moderimin e Elitës jo edhe aq pozitivisht, duke i vënë në dukje moderatores se i ndërpriste fjalën pjesëmarrësve, ose se tregonte mungesë respekti ndaj tyre.