Reperi Fajt, në një paraqitje publike ka treguar se produksioni i “Big Brother VIP Albania” e ka ftuar që të bëhet pjesë e formatit.
“Normalisht që m’ka ardhë (ftesa) në Big-un e parë të Shqipnisë. Adriana m’patë thanë a po don me shku e sene. Po qatherë um pat lind çika e parë edhe nuk mujta me shku. Nuk është as që nuk isha shku e as që isha shku. Se hupi shumë me shku e hupi shumë mos me shku”, ka deklaruar ai.
Ai ka flolur edhe për banorin e tij të preferuar.
“Në kohën kur filloi unë isha në Spanjë edhe kur u ktheva krejt ishin Luizi, Luizi, Luizi edhe menojsha që është me dy krena ai. Nuk e kisha parë ma herët, por as k’shtu nuk e njofsha. Edhe në TikTok e sheh që Luizi ia l’shoj, i tha…”, ka shtuar ai.