Dua Lipa është në Xhamajkë dhe po shijon pushimet, festat, frutat, peizazhet fantastike, po shijon rehatinë e rrobave të banjës, po na dhuron edhe super foto, ku shihet trupi i saj i tonifikuar dhe lëkura që shkëlqen.
Dua është shkëputur paksa nga axhenda e zënë, pas përfundimit të turneut botëror dhe ka marrë pushime mëse të merituara. Ajo duket kaq e qetë dhe rehat dhe këtë e tregon më mirë përmes fotove që poston.
Në disa prej tyre, pozon me rroba banje, në disa të tjera e shtrirë nëpër rërën apo shkëmbinjtë xhamajkanë. Pastaj, zgjedh të pozojë me veshje rrjetë, shumë varëse dhe duket një yll!
“E qetë dhe pa strese!”, shkruan Dua dhe manifestojmë dhe urojmë që e gjithë vera jote të jetë si e Duas.