Irina Shayk ka treguar trupin e saj të tonifikuar me bikini të vogla të zeza. Bukuroshja ruse emocionoi miliona ndjekësit e saj teksa u pa e mbështetur në një derë druri duke bërë disa foto.
Irina, e cila ka një vajzë Leah me aktorin Bradley Cooper, ka parë ngritje të karrierës së saj vitet e fundit.
Modelja ka folur më parë për rutinën e saj të fitnesit, duke thënë se i pëlqen jiu-jitsu.
“Është një disiplinë japoneze e vetëmbrojtjes, por për shkak se ka shumë kombinime të mundshme lëvizjesh”, tha ajo për Women’s Health për programin që ndjek.
Sa i përket të ushqyerit, ajo ka deklaruar se megjithëse ka një metabolizëm mjaft të shpejtë, sërish kërkon të gjejë “një ekuilibër mes ushqimit dhe stërvitjes”, pasi siç tha: “kur ha, ha vërtet shumë”.
“Unë jam nga Rusia, kështu që jam rritur me ushqime të shijshme si mish, makarona dhe patate të ziera, por nëse jam duke u përgatitur për një sesion fotografik ose një shfaqje, ha sallate dhe supë për të pasur një bark të sheshtë. Pastaj ha edhe një burger”, tha Shaik me humor.