Një nga marrëdhëniet më të diskutuara së fundmi, ka qenë ajo e Keisit dhe Lorencit.
Pasi deklaruan se kanë pasur një marrëdhënie bashkë, pyetja që vjen më pas është: a ndjejnë akoma për njëri-tjetrin?
Komunikimi dhe afrimiteti i tyre është mjaft i mirë, dhe bazuar në këtë pjesë Olta nuk e ka kursyer pytjen kundrejtë Keisit, pavarësisht se Lorenci shprehu se nuk ka më pëlqim më për këngëtaren dhe se tani ka hyrë në shtëpi vetëm për lojë.
E pyetur nga Olta nëse ajo mund të krijoj sërish diçka me Lorencin brenda në shtëpi, Keisi nuk tha as po, por as jo.
Ajo tha se nuk e di se çfarë mund të ndodhë, duke lënë të kuptohet që edhe mund të krijohet diçka.