Lana Del Rey, kantautorja e njohur, thuhet se është fejuar me muzikantin Evan Winicker . Çifti ka disa muaj që janë bashkë dhe paraqitjet e tyre të përbashkëta janë të pakta.
Këngëtarja e ‘Summertime Sadness’, emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Grant, ka pasur një sërë marrëdhëniesh të profilit të lartë gjatë viteve të fundit, duke përfshirë këngëtarin skocez Barry James O’Neill, fotografin italian Francesco Carocini dhe reperin G – Eazy.
Winicker i cili është gjithashtu drejtor menaxhues i Range Media kujdeset për talente si Disco Biscuits, MAX dhe Daya. Ai vetë vjen nga industria e muzikës, pasi më parë ka qenë anëtar i grupit Steel Train me kompozitorin dhe producentin Jack Antonoff, i cili ka bashkëpunuar me Del Rey në shumë nga projektet e saj.
Thashethemet për fejesë u ndezën kur këngëtarja u pa duke mbajtur një unazë masive diamanti në eventin Billboard Women in Music më 1 mars. Megjithatë, çifti kanë heshtur për lidhjen e tyre në rrjetet sociale dhe përfaqësuesit e Lana Del Rey nuk e kanë komentuar lajmin.
Këngëtarja e cila kohët e fundit publikoi albumin e saj të nëntë në studio ‘Did You Know That There’s a Tunnel Under Ocean Blvd’ ka folur më parë për preferencën e saj për njerëz të fortë dhe të sigurt.
Në një intervistë me Rolling Stone në 2014, ajo tha: “Unë kam një preferencë për njerëz vërtet të mirë, të fortë dhe me vetëbesim. ” Ajo foli gjithashtu për dëshirën e saj për t’u kthyer në shtëpi tek dikush në një intervistë për Harper’s Bazaar në 2015: “Për dikë si unë, më pëlqen të kem dikë atje. Unë kam qenë vetëm dhe kjo është mirë. Por më pëlqen të kthehem në shtëpi dhe të kem dikë atje”.