“Page Six” ka mësuar se Britney Spears dhe Sam Asghari janë ende së bashku, pavarësisht se së fundmi janë parë pa unazat e tyre të martesës.
Përfaqësuesi i aktorit, Brandon Cohen, ka konfirmuar se klienti i tij nuk ka probleme martesore.
Ai tha se Asghari hoqi unazën sepse po xhironte një film, duke konfirmuar atë që një burim i ka thënë “Page Six”.
Britney Spears dhe Sam Asghari ngjallën dyshime për krizë në martesën e tyre kur të dy u panë pa unazat e martesës.
Dyshja u martuan me një festë të mbushur me yje, në qershor të vitit të kaluar.