“Makina është bërë copë, më ndjekin kudo”, Zhaklina tregon si përndiqet për opinionet që jep në BBV

Mediale Vip

“Makina është bërë copë, më ndjekin kudo”, Zhaklina tregon si përndiqet për opinionet që jep në BBV

Më: 2 prill 2023 Në ora: 06:42
Zhaklin Lekatari

Nuk i ka munguar asnjëherë vëmendja por padyshim të qenit opinioniste e BBV mund të konsiderohet si kulminacioni i karrierës së saj në televizion.

Por jashtë shkëlqimit të dritave të ekranit kjo situatë nuk duket kaq me ngjyra.

Zhaklin Lekatari e ftuar në "Why Not" tregoi peripecitë në jetën e përditshme nga tifozët e personazheve.

"Makina është bërë copë këto kohë, ndjekje, ndalesa në rrugë, te supermarketi, në dyqane, në punë, kudo që shkoj. Është shumë e vështirë, jam pothuasje e izoluar. Është një emision, një punë. Ti nuk jeton çdo moment me atë punë. Ka filluar të bëhet e lodhshme dhe e bezdisshme. Unë jap opinion, nuk gdhend të vërteta. Fjalët e mia deformohen shpesh. Ka filluar të bëhet shumë e lodhshme ku çdokush të ndalon në rrugë për të dhënë opinionin e vet", tha Zhaklina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat