Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo janë katër ish-banorët më të votuar nga publiku që i bashkohen sërish BBV.
Me të dëgjuar emrin e Kiarës, opinionistja Zhaklin Lekatari i la “amanetet” moderatores dhe i tha se e ka me merak që ajo të bëjë dashuri me partnerin e saj Luizin brenda në BBV.
Gjatë spektaklit, Zhaku e sqaroi sërish me gojën plot.
“Dua të shoh seks në Big Bother VIP”, tha ajo.
Kjo deklaratë u kundërshtua menjëherë nga Arbër Hajdari dhe Gent Hazizi të cilët thanë se nuk e shohin me vend të bëhet dashuri para dhjetëra kamerave.
“Poshtë batanijes”, këmbënguli opinionistja.