Aktorja Reese Witherspoon është parë për herë të parë dje në rrugët e Nashville që nga procesi i divorcit që e ka filluar me ish-bashkëshortin e saj, Jim Toth.
47-vjeçarja u pa të shtunën pa unazat e fejesës dhe dasmës prej kur ajo dhe Toth thanë “morëm vendimin e vështirë për t’u divorcuar”.
Fituesja e Oscars pati të veshur pantallona të bardhë dhe një këmishë me vija të bardha dhe të kaltra.
Witherspoon dhe agjenti i talenteve të CAA e njoftuan divorcin e tyre në një deklaratë të përbashkët të premten e kaluar, disa ditë para përvjetorit të tyre të 12-të.
Witherspoon dhe Toth, të cilët u martuan në mars të vitit 2011, e kanë një djal 10-vjeçar, Tennessee James, shkruan People.