Gazetari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Bledi Mane, po vazhdon të marrë vëmendje me deklaratat e tij pas daljes nga shtëpia.
Ish-konkurrenti së fundmi ka qenë i ftuar në “Më lër të flas”, ndërsa ka folur për eksperiencën brenda, daljen e po ashtu edhe për disa banorë të tjerë.
Mane ka zbuluar për herë të parë se i ka dedikuar një këngë moderatores, Kiara Tito.
I njëjti tha se Kiarën e ka dashur shumë dhe nuk ka besuar te dashuria e saj me Luizin.
Tutje shtoi se donte t’i ‘jepte një dorë’ Kiarës që të rrinte sa më shumë dhe krijoi këngën në dhomën e rrëfimit, të cilën do e këndonte me Armaldon dhe Nitën.
“Unë në fillim e adhuroja Kiarën, me origjinë është nga Përmeti im. Po filloja po më dhimbsej. Nuk besoja shumë te ajo dashuri, thash do i jap një dorë Kiarës, ndihma ime modeste që të shkonte më tutje”, u shpreh ai.
“Jam futur në dhomën e rrëfimit dhe i kam bërë një këngë Kiarës. Do e këndonim unë Armaldo dhe Nita. Nuk e kemi treguar, sinqerisht besoj e kanë në xhirimet e tyre. Unë e kam dashur atë vajzë”, theksoi Mane.
Bledi kujtojmë se doli vullnetarisht nga BBVA në një televotim me Luizin dhe Kiarën, duke ia bërë si dhuratë kësaj të fundit.