Shakira është në kërkim të një jete të re së bashku me dy djemtë e saj, pas ndarjes jo të lehtë me ish-futbollistin, Gerard Pique.
Në një mesazh lamtumire në Instagram, ajo thumboi Pique dhe falënderoi gjithashtu fansat e saj spanjollë dhe qytetin e Barcelonës që i mësuan asaj se ‘miqësia zgjat më shumë se dashuria’.
Një pjesë e arsyes pse Shakira po largohet nga Barcelona është se ajo është dëbuar nga shtëpia e saj nga ish-vjehrri i saj.
Babai i Gerard Pique, Joan, i ka dërguar Shakirës një njoftim dëbimi nga rezidenca e tyre në periferi të Barcelonës.
Prona kaloi në pronësi të tij kur çifti i dhanë fund marrëdhënies së tyre.
Joan Pique i dërgoi Shakirës një letër ku i tha se duhej të dilte nga rezidenca deri në fund të prillit ose do të përballej me një gjobë të madhe.
Raportohet se Shakira do të transferohet përgjithmonë në Miami.