Sot është një ditë e veçantë për Daut Haradinajn, pasi feston ditëlindjen ku mbushi plotë 45 vite jetë.
Në këtë datë të veçantë, ai pranoi urime të shumta, e një urim të bukur e mori edhe nga bashkëshortja, Lola, shkruan Indeksonline.
Me publikimin e një imazhi ajo shkroi: “Gëzuar për ty, gëzuar për ne të dy, të dua”.
Gjithashtu ndau edhe një tjetër imazh nga një pushim, ku të dy dukeshin të buzëqeshur.