Një trekëndësh dashurie është zbuluar nga mediat e huaja. Sipas raportimeve që vijnë nga “El Comercio”, ka hije dyshimi për një lidhje sekrete mes Pep Guardiolës dhe Clara Chia Marti, e dashura e re Gerard Pique, me të cilën ai tradhtoi Shakirën.
Edhe pse momentalisht janë thjesht thashetheme, pa asnjë provë vërtetësie, këto zëra duket se mund të vendosin në dyshim serioz raportin e së ardhmes mes dyshes.
Ish-tekniku i Barcelonës, që tashmë drejton City-n dhe ish-mbrojtësi ruajnë një raport shumë pozitiv prej kohës kur bashkëpunonin tek skuadra katalanase.
Sipas burimeve informative, Guardiola dhe e dashura e Pique, Clara janë njohur në shkollën e fëmijëve të Guardiolës.
Mbetet edhe për t’u parë si do të ndikojë ky thashethem në martesën e trajnerit me bashkëshorten e tij, Cristina Sierra. Çifti ka qenë së bashku për 27-vite teksa janë njohur së bashku prej moshës së adoleshencës.