Pak kohë më parë ish-finalisja e “Big Brother VIP Kosova” Juliana Nura ose siç njihet me emrin Xhuli bëri një deklaratë befasuese në shtëpinë e famshme.
E ftuar në “D Night”, ajo tregoi se si shumë vite më parë ishte përleshur fizikisht me këngëtaren Dafina Zeqiri, pas një konflikti që kishin për ish-të dashurin e Dafinës, Krenar Çoçajn.
E njëjta tha se e kishte rrahur artisten e famshme disa vite më parë, për të cilën pati një reagim edhe nga vet këngëtarj. Dafina publikoi aso kohe në Insta Story një video të sajën ku krahas shkruante: “ “B*shtrat ëndërrojnë që më ka goditur me shuplakë në b*thë”.
Mirëpo së fundmi, Xhuli ka rikthyer dhe njëher në vëmendje deklaratën e saj ku shprehej se çfarë ka thënë brenda shtëpisë kanë qenë të vërteta por sipas saj ka ndodhur një keqkuptim, ku ndër të tjera ajo i ka kërkuar dhe falje publike artistes.
Sakaq, ish-banorja dha dhe një mesazh për të gjitha vajzat që të përpiqen të gjejnë një rrugë të përbashkët dhe t’i zgjidhin konfliket që mund të kenë me njëra-tjetrën.
“Çka kam thënë në Big Brother janë gjithmonë të vërteta, ka ndodh një keqkuptim, i kërkoj falje Dafinës dhe i them të gjitha vajzave nëse keni pasur një konflikt kërkoni falje dhe mundohuni të gjeni një rrugë të përbashkët. Dafina është këngëtare shumë e mirë. Bravo për karrierën që ke bërë”, tha modelja.