E nxori në nominim, Ronaldos nuk i del inati ndaj Nitës: Lojtare e dështuar që ha bukën kot

Mediale Vip

E nxori në nominim, Ronaldos nuk i del inati ndaj Nitës: Lojtare e dështuar që ha bukën kot

Më: 10 prill 2023 Në ora: 08:46
Ronaldo dhe Nita

Shtëpia e Big Brother VIP është përfshirë sërish nga debate të forta.

Këtë herë ka qenë Ronaldo i cili ka sulmuar disa prej banorëve, pas daljes së tij në nominim, vetëm pak ditë pasi hyri në shtëpi.

Ai i tha Luizit se i vinte inat që njerëz si Nita e Dea e kanë nxjerrë në nominim dhe sipas tij, persona si puna e tyre qëndrojnë kot në shtëpi dhe nuk janë lojtare të forta.

Ai për Nitën thotë se i futi në nominim banorët e rinj, vetëm e vetëm se sipas tij kështu do të ketë më shumë shanse të qëndrojë më gjatë në shtëpi.

“Ajo futi burrin e saj në nominim”, thotë Ronaldo për Nitën, duke nënkuptuar Bledin si burrin e saj.

Ai madje, ngacmoi edhe Keisin dhe i tha asaj se do i japë një arush ta mbajë në krah si Dea. Sa për Bledin, ai e cilësoi atë burracak, pasi gjithë javën ofendoi Dean, ndërsa në spektakël i kërkoi falje asaj.

Megjithëse Ronaldo po hidhte akuza të rënda për disa prej banorëve, ata që ishin pjesë e bisedës, “u shkrinë” së qeshuri me fjalët e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat