Xhuli Nura i del në mbrojtje Nita Latifit për debatin me Ronaldo Sharkën: Kur gruaja thotë mos më prek, i bie ndalu

Mediale Vip

Xhuli Nura i del në mbrojtje Nita Latifit për debatin me Ronaldo Sharkën: Kur gruaja thotë mos më prek, i bie ndalu

Më: 10 prill 2023 Në ora: 08:59
Xhuli Nura

Nita Latifi këto ditë është komentuar pak më shumë nëpër media e shtypin rozë për shkak të përfshirjes në debate brenda Big Brother VIP Albania.

Ajo së fundmi pati një përplasje me Ronaldo Sharkën, ku e cila nisi nga nominimi që këngëtarja ia bëri gazetarit nga Shqipëria.

Artistja nga Kosova u shpreh e revoltuar për mënyrën se si Sharka u sill me të dhe për veprimet që bëri.

Për këtë, Latifi pati mbështetje të madhe nga jashtë nga miqtë dhe ndjekësit e këtij formati.

Një reagim nuk mungoi as nga finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, e cila e përgëzoi Nitën për fjalët që tha.

Image
Reagimi

“Bravo Nita Latifi. Kur gruaja thotë mos më prek i bie ndalu, mos më prek dhe pikë”, u shpreh modelja nga Drenica.

Nita përndryshe ka kaluar më shumë se 80 ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat