Fero publikon një fotografi të Arbenitës dhe Albin Kurtit në aeroplan

Mediale Vip

Fero publikon një fotografi të Arbenitës dhe Albin Kurtit në aeroplan

Më: 11 prill 2023 Në ora: 00:44
Fero dhe Arbenita

Reperi i njohur Fero, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Përveç aktivitetet muzikore, ai shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, reperi gjilanas ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku ka treguar se ka rastisur të jetë në të njëjtin aeroplan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në imazh, mund të shihet teksa kryeminsitri bën gati valixhet sipër ulëseve, teksa pranë tij gjendet bashkëshortja e Feros, modelja Arbenita Ismajli.

Ai e ka shoqëruar mbishkrimin e fotografisë me disa emoji të qeshurash, teksa ke etiketuar kryeministrin dhe gruan e tij.

Image
Foto: Fero/InstaStory

Fero përndryshe vazhdon të jetë aktiv në muzikë, duke sjell herë pas here projekte muzikore për fansat e muzikës së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat