Aktorja Kathy Griffin e kaloi festën e Pashkëve në spital.
62-vjeçarja ka bërë të ditur se ishte duke bërë një rezonancë magnetike derisa festoheshin Pashkët.
Fituesja e çmimit Emmy më shumë se një vit e ka luftuar kancerin në mushkëri.
Gjatë Pashkëve, Griffin e publikoi një fotografi ku shfaqej ajo e ulur në korridorin e spitalit, dhe tregoi se nuk është mirë me shëndet, shkruan People.