Ndarja nga Dj Geek duket se po frymëzon Dafina Zeqirin për muzikë të re që mezi po presim ta dëgjojmë.
Ajo do publikonte në verë albumin e saj “Unë Jom Ajo”, pork a zbuluar në mediat sociale se e ka shtyrë për më vonë.
Dafina thotë se arsyeja është se ka patur një ndryshim të papritur. Këtë e lidhim me Dj Geek sepse artistja shton se muzika reflekton emocionet e saj dhe ndaj do ulet të bëjë disa ndryshime. Në fakt pak javë më parë ajo rrëfeu në një intervistë se këngën “Një herë në jetë” ia kishte dedikuar Geek dhe e kishte krijuar në një moment jo të mirë në lidhjen e tyre.
Në fund ajo e mbyll duke shkruar se ky është fillimi i një epoke të re për të. Epoka e pas ndarjes?
“Kisha planifikuar të publikoja albumin tim “Une Jom Ajo” këtë verë, por vendosa ta shtyja për më vonë.
Arsyeja ime përfundimtare për ndryshimin e datës së publikimit është sepse ka patur një ndryshim të papritur pozitiv. Muzika ime zakonisht reflekton emocionet e mia dhe e di që duhet të ulem dhe të bëj ndryshime të vogla në albumin tim “Une jom ajo”. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin, ky është fillimi i një epoke të re.”- shkruan Dafina.