Pas premierës së sezonit të dytë të serialit, “I am Georgina”, Georgina Rodriguez është kthyer sërish në kryefjalë të mediave.
Ndonëse ajo është gjithmonë ka vëmendjen e publiku pasi është partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo, deklaratat që ajo bëri në dokumentar, patën ndikim të madh te fansat.
Së fundmi me anë të një postimi ajo tregoi disa imazhe nga vera e vitit 2020 me yllin portugez dhe fëmijët e tij.
“Atë pasdite vere kur shkuam të blinim jahtin tonë. Dhe disa foto të asaj vere magjike”, ka shkruar Georgina, dhe të menjëhershëm kanë qenë titujt nevativë që e akuzonin se ajo është shprehur se nuk është materialiste.
Në postimin e saj ajo ndau edhe një foto ku shiheshin disa nga çantat e saj luksoze. “Unë e dua Louis Vuitton, e dua grupin Inditex, e dua Nike, e dua Decathlon! I dua të gjitha markat”, ka komentuar ajo më herët. “Kam 150 çanta”.
Dy fraza të cilat tregojnë ‘fiksimin’ që ajo ka për një nga aksesorët më të domosdoshëm dhe më të kërkuar të modës.