Hiti i Krishtlindjeve nga Mariah Carey tani i përket trashëgimisë kulturore të SHBA

Mediale Vip

Hiti i Krishtlindjeve nga Mariah Carey tani i përket trashëgimisë kulturore të SHBA

Më: 13 prill 2023 Në ora: 09:09
Mariah Carey

Hiti i Krishtlindjeve i Mariah Carey, “All I Want For Christmas” i është shtuar trashëgimisë kulturore amerikane.

Sipas mediave, kënga është futur në regjistrin kombëtar, në të cilën e kanë selektuar si këngë që duhet ruajtur për pasardhësit.

Kënga e vitit 1994 konsiderohet në mbarë botën si një këngë magjike e Krishtlindjeve.

Kënga theu disa rekorde, ku më 24 dhjetor 2022 u transmetua më shumë se 21 milionë herë në Spotify.

Përveç Carey, “Like A Virgin” nga Madonna në 1984 dhe “All Hail The Queen” nga Queen Latifah në 1989 janë përfshirë gjithashtu në koleksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat