Ka dy ditë që është duke u raportuar se disenjatori i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti u arrestua në Turqi për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Këtë lajm e ka demantuar edhe avokati i tij Besnik Berisha.
Ai tha se nuk është e vërtetë që stilisti Valdrin Sahiti është arrestuar.
Por, që reagimi i fundit ka ardhur nga vetë llogaria e Valdrinit në Instagram duke hyrë live nga Dubai, kështu edhe duke e konfirmuar hapur se nuk gjendet në paraburgim.