Këngëtarja Albina Kelmendi, do ta prezantoj Shqipërinë me këngën ”Duje”, në festivalin e këngës ”Eurovizion”.
E veçanta e kësaj kënge është se Albina do të marr pjesë së bashku me familjen e saj ku përfshihen babai, nëna, vëllai dhe dy motrat e saj.
Faqja e Eurovizioni sot ka prezantuar në mënyrë të veçantë këngëtaren kosovare, përmend faktin se e gjithë familja Kelmendi do të ngjiten në skenen e Liverpulit.
”Një çështje e vërtetë familjare nga Shqipëria këtë vit me Albinën, mamin, babin, vëllain dhe motrat e saj, TË GJITHË duke u ngjitur në skenë në Liverpool”, shkruhet postimin e faqes së Eurovisionit në promovin e këngës ”Duje”.