Sherri Efi-Zhaklina, ish-banori i BBVA zbulon çfarë ndodhi në prapaskenë

Mediale Vip

Sherri Efi-Zhaklina, ish-banori i BBVA zbulon çfarë ndodhi në prapaskenë

Më: 15 prill 2023 Në ora: 12:15
Zhaklin Lekatari dhe Efi Dhedhes

Disa ditë më parë Efi, një nga konkurentet e Big Brother VIP, akuzoi opinionisten Zhaklin Lekatari, se i ka ushtruar presion të mos flas dhe të mos shpreh opinionin e saj gjatë publicitetit të prime.

Madje u publikuan edhe disa mesazhe nga miq të Efit. Por e vërteta nuk u sqarua asnjëherë.

Këtë vendosi ta bëjë së fundmi një ish-konkurent i shtëpisë së Big Brother VIP, Shpat Kërleshi.

Moderatori ka qenë i ftuar në emisionin e Ester Bylyku në ‘Glamour Zone’, ku rrëfeu se çfarë ka ndodhur gjatë asaj mbrëmje.

I pyetur nga Ester nëse vërtetë ka ndodhur një debat mes Zhaklinës dhe Efit, Shpati u përgjigj:

“Po, është e vërtetë. Në atë moment, unë kisha dalë nga studio, nuk isha aty, sepse ishte publicitet. Erdha nga fundi, i gjeta duke debatur por shumë pak. Madje nuk arrita ta kuptoja për çfarë po diskutonin, por është e vërtetë që ka patur një debat mes tyre”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat