Pas “sulmeve” që i ka bërë Efit në sy të banorëve të tjerë, mbrëmë Luizi vendosi që ta paralajmëronte atë në lidhje me gjërat që kishte thënë.
Këngëtari e paralajmëroi që të mos habitet për gjërat që do të dalin në prime.
Ai e pyeti nëse ka besim te loja e tij dhe ajo iu përgjigj “Po’”.
“Është në dorën tënde nëse do me më besuar ose jo. Shikoje me qetësi. Thuajse e gjithë shtëpia e di, veç Bledi”, i tha Luizi.
Ndërkohë Efi e pyeti se përse nuk i thotë përpara gjërat dhe pastaj të veprojë.