I fejuari i akuzohet për tradhti, Becky G: Gjërat ndonjëherë nuk shkojnë si i planifikoni

Mediale Vip

I fejuari i akuzohet për tradhti, Becky G: Gjërat ndonjëherë nuk shkojnë si i planifikoni

Më: 16 prill 2023 Në ora: 11:00
Becky G

Ndonëse është bërë pjesë e dramës se mediave të huaja për lidhjen e saj me të fejuarin, Sebastian Lletget, këngëtarja Becky G ka folur para adhuruesve të saj për këtë gjë.

Ajo, derisa ishte duke performuar në Coachella, tha se ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç planifikohen.

“Unë do të them vetëm këtë. Por ndonjëherë, nuk është refuzim. Është ridrejtim”, ka thënë Becky G.

24-vjeçarja në gishtin e saj më nuk e pati as unazën e fejesës.

Muajin e kaluar, Becky G doli në iHeartRadio Music Awards pa unazë fejese, disa orë pasi i fejuari i saj kërkoi falje publike në Instagram në përgjigje të thashethemeve për tradhti, shkruan People.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat