A kanë rinisur Camila Cabello dhe Shawn Mendes romancën e tyre? Këngëtarët e "Señorita" u ribashkuan në ditën e parë të Coachella 2023 në Kaliforninë Jugore më 14 prill, një vit e gjysmë pasi u ndanë, dhe ribashkimi i tyre u duk se nuk ishte aspak platonik: të dy u fotografuan duke u puthur në buzë ndërsa qëndronin mes turmës.
Të dy u panë gjithashtu duke biseduar dhe duke ngritur një dolli me miqtë në një zonë bari në ambientet e festivalit muzikor.
Ribashkimi i yjeve të pop-it vjen të paktën dy muaj pasi Camila dhe Austin Kevitch, CEO i aplikacionit të takimeve Lox Club , u ndanë tetë muaj pasi nisën mareëdhënien e tyre.
Camila dhe Shawn mbetën miq pas ndarjes së tyre në fund të vitit 2021. Në mars 2022, Shawn publikoi këngën "When You're Gone" dhe ishte pikërisht Camilla ajo që e dëgjoi këngën e para.
Mesa duket tani Shawn është gati për një këngë rilidhjeje.