Ditën e sotme, Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
E këtij lajmi edhe reperja Tayna i është gëzuar.
Përmes një shkrimi në “Instastory” ajo ka thënë se më në fund do të lëvizim të lirë.
“Ma n’fund po lëvizim t’lire qysh e meritojme”, shkroi ajo teksa ka vendosur emoji flamurin e Kosovës të shoqëruar me një zemër të kuqe.