"Plas" keq debati mes Efit dhe Nitës: Je super-viktimë, s’më interesojnë mendimet e tua

Mediale Vip

"Plas" keq debati mes Efit dhe Nitës: Je super-viktimë, s’më interesojnë mendimet e tua

Më: 18 prill 2023 Në ora: 21:58
Efi Dhedhes dhe Nita Latifi

Nita dhe Efi kanë pasur debate të ashpra gjatë javës.

Këngëtarja kosovare është shprehur se Efi është ushtarja e Luizit. Efi në kundërpërgjigje tha se nuk e merr më inicativën për t’ia shpjeguar dikujt më këtë.

Ajo tha se edhe pse e pëlqen si gocë Nitën, por e kanë lodhur veprimet e saj, dhe disa gënjeshtra të saj të cilat i ka bërë pas daljes së saj. Ajo gjithashtu tha se nuk i intereson më mendimi as i Nitës e as askujt tjetër.

Nita në anën tjetër tha se veprimet e saj bien ndesh me fjalët e saj.

Sipas saj Luizi në fillim e injoroi dhe kjo nuk i ka pëlqyer.

Ndër të tjera, Nita tha se Efi e ka bullizuar përmes disa mimikave që ajo bën, por sipas saj ani pse nuk e ka ditur ajo, më pas kur e pa linjën e jetës, nuk iu afrua që ta pyeste se si është.

Ajo tha se Efi nuk ia del vet në lojën e saj.

Në anën tjetër Efi, tha se nuk i interesojnë mendimet e saj si dhe e quajti këngëtaren superviktimë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat