Pas ndarjes nga njëri-tjetri Mozzik dhe Loredana nëpërmjet teksteve të tyre kanë akuzuar njëri-tjetrin që nuk janë prindërit perfekt për Hanën e tyre të vogël.
Loredana nga njëra ana thotë që Mozzik zgjodhi paratë para fëmijës së tij, ndërsa reperi nga ana tjetër i thotë vajzës në një këngë kushtuar asaj, që kur të rritet do t’ja shpjegojë të gjitha.
Së fundmi Mozzik e ka rikthyer këtë çështje të nxehtë sërish në qendër të vëmendjes.
Ai ka postur një story në Instagram, të cilën më pas e ka fshirë, ku thumbon Loredanën:
“Unë mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do të jem kurrë një prej tyre.”