Sot do të festonin 22-vjetorin e martesës, gruaja e Kobe Bryant prek me dedikimin për të ndjerin

Mediale Vip

Sot do të festonin 22-vjetorin e martesës, gruaja e Kobe Bryant prek me dedikimin për të ndjerin

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:25
Kobe Bryan

Ndonëse fizikisht nuk është në jetën e saj, Kobe Bryant do të mbetet përgjithmonë në zemrën e saj. Vanessa Bryant, gruaja e të ndjerit nuk e ka harruar traditën duke ndarë një foto të saj me basketbollistin në atë që do të ishte përvjetori i 22-të i tyre.

Postimi në fjalë shfaq një foto të dyshes së bashku në Firence me mbishkrimin: “Gëzuar përvjetorin, zemër”. Të dua @kobebryant #22′.

Kobe e kaloi fëmijërinë e tij në Itali, madje e ka vizituar këtë shtet disa herë edhe me familjen e tij.

Dyshja u fejuan kur Vanessa ishte vetëm 18 vjeç ndërsa u martuan në vitin 2001.

Çfarë ndodhi me Kobe Bryant?

Tragjedia goditi familjen Bryant në vitin 2020 kur Kobe dhe vajza e tij, Gianna, humbën jetën në një përplasje helikopteri.

Ikona e basketbollit që humbi jetën tragjikisht së bashku me të bijën 13-vjeçare në një aksident ajror më 26 Janar la pas bashkëshorten e tij Vanessa dhe 3 vajza.

Që nga ajo kohë Vanessa është kujdesur gjithmonë që imazhi i tyre të mos harrohet, duke ndarë postime herë pas here në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat