Kiara zbulon arsyen e rikthimit në “Big Brother VIP”

Mediale Vip

Kiara zbulon arsyen e rikthimit në “Big Brother VIP”

Më: 20 prill 2023 Në ora: 19:26
Kiara

Që pas rikthimit në shtëpinë e Big Brother VIP, Kiara është përballur me shumë situata të cilat kanë bërë që ajo të ndihet goxha e ngarkuar emocionalisht.

Teksa bisedonte me Jorin në dhomën e ndenjes, moderatorja ka treguar se është penduar për rihyrjen e saj në shtëpi. Ajo theksoi se arsyeja përse vendosi të rikthehej në garë ishte marrëdhënia e saj me Luizin.

Kiara u shpreh se kishte frikë se mos raporti mes saj dhe Luizit do të ftohej pasi që nga nata e daljes së saj dhe deri në natën finale, do të ishin shumë ditë të ndarë nga njëri-tjetri.

“Ndonjëherë pendohem që u rifuta. Por kisha frikën se kur ndodh që rri shumë larg me të dashurit, duket sikur ftohen gjërat, nga data 25 mars deri në maj ndërkoë që ne kemi vetëm 3 muaj bashkë.

Publiku thotë hajde të shikojmë si do zihet Kiara dhe Efi, po këtu e vuajmë ne se nuk jemi prej druri.”- tha Kiara.

Kujtojmë se raporti mes Efit dhe çifti Luiz-Kiara është krisur sërish gjatë mbrëmjes së spektsklit të së martës. Kjo erdhi pas një klipi ku u transmetua një momet nervozismi të Efit e cila përdor disa fjalë fyese për Luizin ku mes tyre përmendej dhe nëna e tij. Kjo gjë solli reagimin e ashpër të këngëtarit. Efi tha se u ndje keq që u transmetua ai klip, pavarësisht se e tha vetë atë fjalë, pa u menduar mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat