Olta asnjë koment për fejesën e Luizit dhe Kiarës. Flet shoqja e aktores

Mediale Vip

Olta asnjë koment për fejesën e Luizit dhe Kiarës. Flet shoqja e aktores

Më: 23 prill 2023 Në ora: 15:37
Olta, Kiara dhe Luizi

Të gjithë e komentuan dhe shpërndanë foton e propozimit të Kiarës dhe Luizit përveç ish-banores dhe kokurrentes së çiftit, Olta Gixhari.

Në Instagramin e Oltës nuk sheh asgjë për këtë lajm. Madje fotoja e fundit e aktores është në një vend me plazh, pasi mesa duket Olta ka vendosur të largohet totalisht nga realiteti i Big Brother.

Edhe pse me Kiarën Olta ka patur një raport më normal, përsëri nuk e ka parë të arsyeshme të bëj një urim për fejesën e tyre, e cila u bë në sy të gjithë shqiptarëve.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka folur shoqja e Oltës, aktorja dhe njëkohësisht ish-banore e BBV1 Monika Lubonja.

Monika ka treguar se në këtë mes nuk ka asgjë personale veçse nevoja e Oltës për të qëndruar me familjen e saj.

"Unë mendoj që Olta është duke u qetësuar dhe ka marrë gjithë kohën që i ka munguar djali i saj. Në këto momente absolutisht që nuk i intereson asgjë tjetër.”- tha Monika Lubonja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat