“Në fokus ka qenë parja” – kjo është deklarata bombë që Blero dha kur u pyet për ndarjen nga modelja Afrona Dika. Por ajo ka treguar një variant tjetër për atë se si përfundoi lidhja e tyre.
Modelja ditë më parë ishte shprehur se thjeshtë nuk funksiononte më, dhe se prandaj kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.
“Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e vëren që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”, ka thënë ajo në rtv Dukagjini.
E pyetur nëse martesa e tyre është mbyllur me sherr apo në mënyrë të qytetëruar, ajo u përgjigj: “Nuk kemi sot kontakt dhe gjithçka ka përfunduar, për këtë pyetje ndoshta mundem me thënë se ka përfunduar me sherr”.
Sidoqoftë, ajo u shpreh se tani është e lumtur dhe se po ndihet më mirë se kurrë.
Blero ka treguar se ndarja nuk ka qenë aq e thjesht siç është thënë.