Këngëtarja e njohur Ronela Hajati është goxha aktive në rrjetet sociale ku ndan për fansat momente nga përditshmëria e saj.
Mirëpo duket se mbrëmja e djeshme nuk ka qenë aspak e mirë për artisten. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Ronela shkruan se nuk kërkon shpesh ndihmë por kur e kërkon, atëherë situata është keq.
“Nuk kërkoj shpesh ndihmë,kujdesem që të shërohem vetë. Kur kam nevojë për dikë, atëherë e dini se se gjendja është keq.”- shkruan ajo.
Mirëpo duket se sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, artistja ka qëndruar gjithë natën pa gjumë.
“Po ju si jeni me gjumin?”- shkroi ajo në postimin e publikuar pak orë më parë.