Një ditë pasi debatoi ashpër me Luizin dhe Kiarën, Zhaklin Lekatari ka rënë pre e një sulmi, mesa duket nga fansat e banorëve, të cilët i kanë thyer xhamat e makinës.
Mediat kanë publikuar edhe foto për të cilat thonë se janë nga vendi i ngjarjes. Siç shihet Lekatari është shfaqur e prekur nga ajo që i ka ndodhur, ndërsa pranë saj qëndron një mikeshë që e ngushëllon.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca policie.
Policia e Tiranës ka reaguar për një lajm që u aludua nga mediat se Zhaklin Lekatari është sulmuar pas kritikave që u dha Luizit dhe Kiarës duke e cilësuar si të pavërtetë.
“Tiranë Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit "Dinamo", ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.”- thuhet në njoftimin e policisë.