Në shtëpinë e BBVA ka ardhur një zarf mbrëmjen e sotme. Zarfin të cilin e ka lexuar Luizi ka qenë një sfidë e re për banorë, ku në fund do të zgjedhet edhe një fitues.
Brenda në pishinë ndodhen 300 kanaçe 8S2, ku 48 prej tyre kanë logon e Big Brother Vip.
Banorët kanë në dispozicion vetëm 15 minuta që të mbledhin sa më shumë kanaçe që kanë logon e Big Brother Vip.
Banori i cili deri në fund do mund të marrë 15 kanaçe 8S2, do shpallet fitues dhe do marrë si shpërblim një “Apple Watch”.